.

Video/ Shihni super golin që Alban Meha shënon nga goditja e dënimit

Mesfushori Alban Meha ka vendosur që të vazhdojë aventurën e tij në Gjermani. Ai po vazhdon karrierën e tij te skuadra e Elversberg e cila luan në Regianoliga. Skuadra e tij luajti këtë javë ndeshjen përballë skuadrës së FSV Frankfurt duke barazuar me rezultatin 1-1.

Në këtë ndeshje golin e vetëm për Elversberg u shënua nga goditja e dënimit Alban Meha i cili ka gëzuar tifozët e skuadrës së tij. 32-vjeçari u rikthye në Gjermani pas një aventure që kaloi te Al-Faisali në Jordani.