.

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, qëllohet drejt një të riu

Pak minuta më parë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Fushë-Mbret në vendin e quajtur “Te shinat”.
Sipas Balkanweb dëshmitarët kanë rrëfyer se është qëlluar nga një automjet tip Audi drejt një të riu. Nga ngjarja mësohet se nuk ka të lënduar. Por nga hetimi paraprak i policisë rezulton se një person ka qëlluar në ajer me arme zjarri tip pistolete.

Është identifikuar autori dhe automjeti i përdorur prej tij. Policia është vënë në ndjekje të personit të dyshuar si autor i kësaj ngjarje.