.

Qëlloi me armë në ajër pas sherrit, policia identifikon 34-vjeçarin nga Elbasani

Policia e Elbasanit ka identifikuar autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë në ajër përpara një shtetasi që lëvizte me makinë, me cilin pati një konflikt të momentit. Ngjarja ndodhi tek vendi i njohur si te “Shinat e trenit”.

Agjentët e kanë shpallur në kërkim dhe forca të shumta janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani. Nga 2 të shtënat në ajër nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale.