.

Një tjetër markë ndërkombëtare futet në tregun vendas, ja kush do ta zërë vendin e ish-Sheratonit

Nuk është bërë asnjë një vit nga mbyllja e hotel Sheraton. Hoteli, i cili aktualisht menaxhohet nga Kastrati Group me emrin Mak Tirana, shpejt pritet të kalojë sërish në menaxhim ndërkombëtar.

Burime pranë investitorëve bëjnë të ditur se rrjeti ndërkombëtar “Hyatt” është në përfundim të marrëveshjes me investitorin shqiptar. Kastrati Group e bleu stukturën e Mak Albania këtë vit.
Vlera e transaksionit me Hyattende nuk është bërë e ditur, ndërsa nisja e menaxhimit të ri pritet të zyrtarizohet së shpejti. Paraprakisht, flitet se investitori e jep në menaxhim pjesën e strukturës së Mak Albania (ish Sheraton) për 20 vite.

Bashkë me Sheraton, kjo është marka e tretë ndërkombëtare që futet në tregun vendas në fushën e hoteleri-turizmit.

Në fund të muajit Gusht ka nisur të mirëpresë pushuesit e udhëtarët e parë, “Hilton Garden Inn”.

Përfaqësues të biznesit thonë se prania e markave të specializuara në fushën e shërbimit, do të rrisë standardin në këtë sektor.