.

Kim Kardashian zbulon idhullin e saj, në adoleshencë e ka ‘kopjuar‘

Kim Kardashian është një nga personazhet më të komentuar në botë. Shumë femra e shohin si frymëzim për të arritur atë që duan në aspektin fizik, profesional, etj. Por si të gjithë edhe Kim ka një idhull. Bëhet fjalë për aktoren e njohur të Hollywood, Drew Barrymore.

Me anë të një fotoje të publikuar në profilin personal në “Instagram”, ylli i “Keeping up with Kardashians” ka zbuluar që në klasën e 8-të përpiqej t’i ngjante sa më shumë aktores së suksesshme. Modelin e flokëve dhe detaje të tjera, Kim i ka përshtatur me imazhin e Drew në ato vite.

Pavarësisht se sot nuk përpiqet t’i ngjajë, bukuroshja e ekranit vazhdon të ketë ndër të preferuarat edhe aktoren e njohur.