.

Dhunuan 51-vjeçaren në Durrës, arrestohet djali i kunatit

Një 61-vjeçar së bashku me dy djemtë e tij kanë dhunuar barbarisht një grua në Durrës. Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për tokën me ullinj
Gruaja e identifikuar si Qefsere Koleci, rreth 51-vjece është rrahur nga kunati Mehdiu bashkë me dy djemte e tij Algerti dhe Admiri.

Policia bën me dije për arrestimin e njërin prej autorëve në fshatin Armath. Po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz kanë ndaluar shtetasin Admir Koleci 28 vjeç, banues në Manëz, njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes në Armath ku mbeti e dëmtuar shtetësia Q.K. Vijon puna për kapjen e shtetasit M.K. 61 vjeç dhe A.K. 32 vjeç.