.

Çifti i famshëm turk ndahet për shkak të aktorit shqiptar

Prej dy ditësh ka pushtuar mediat turke lajmi se aktorja Demet Ozdemir është ndarë nga i dashuri i saj Seckin Ozdemir. Thashethemet nisën të përhapeshin me shpejtësi kur Demet dhe Seckin fshinë fotot me njëri-tjetrin nga profilet e tyre në Instagram dhe gjithashtu e hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve.

U tha se çifti i famshëm turk u ndanë për shkak se Seckin është xheloz për Demet pasi ajo po afrohet shumë me aktorin Xhan Yaman. Siç është bërë e ditur edhe më parë, Yaman është me origjinë shqiptare dhe aktualisht po luan me Demet në serialin “Erkenci Kus”.

U shkruajt gjithashtu se Demet ka rënë në dashuri me aktorin shqiptar, prandaj është ndarë nga Seckin. Por ditën e sotme Demet ka folur për herë të parë duke i dhënë fund aludimeve.

“Nuk jam e dashuruar me Xhanin. Jemi thjesht miq. Seckinin nuk e kam tradhtuar. E provuam, por lidhja jonë nuk funksionoi. Ishim shumë të zënë me punë dhe nuk mund të takoheshim. Kaq ishte jetëgjatësia e lidhjes sonë”, u shpreh Demet./Xing.al

 

Array
(
    [ids] => 97244,97245,97246
    [src] => Array
        (
        )

)