.

Aksident i frikshëm/ Humb jetën vogëlushja, plagosen 9 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë. Mësohet se si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Gjakovë-Prishtinë, ka humbur jetën një vajzë e mitur 6-vjeçare si dhe kanë mbetur të plagosur 9 persona.

Mësohet se vajza e mitur që humbi jetën ishte ulur në ulësen e pasme të automjetit që dyshohet se ka bërë parakalim të gabuar. Aktualisht nuk ka detaje të tjera në lidhje me aksidentin.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Policia dhe autoritetet përkatëse që po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.