.

Xhemi shkëlqen më shume se kurrë, ka një falenderim

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu, e njohur jo vetëm për bukurinë dhe hijeshinë e saj, por edhe për profesionalizmin e drejtimit të spektakleve, këtë herë është bërë pjesë e revistës prestigjioze ‘Star People’.

Xhemi ka qenë këtë javë imazhi kryesor i revistës ‘Star people’. Ka qenë vetë moderatorja e cila ka shpërndarë përmes rrjeteve sociale lajmin, ku siç shihet edhe në foto shkëlqen më shumë se kurrë më parë.

Ndërkohë Xhemi ka falënderuar edhe stafin e revistës, duke shkruar: Faleminderit për punën tuaj, është kënaqësi të bashkëpunoj me ju.