.

Sport dhe krim nën sundimin e grupit kriminal/ Kush është ish-portieri shkodran “ushtar” i “Bajrajve”?

Fabiol Rexhepi është një prej anëtarëve të grupit “Bajri”, i arrestuar ditën e sotme në operacionin e Policisë së Shtetit.

Ai ka mbajtur pozicionin e portierit për Besëlidhjen e Lezhës dhe ka luajtur në pozicionin e portierit për Tërbunin në Pukë.

26-vjeçari nga Shkodra ishte një prej ushtarëve të “Bajrit”, me anë të të cilit kishin zgjeruar aktivitetin duke hyrë në tregun e shitblerjeve të ndeshjeve të futbollit.

Rikujtojmë se Armir Grima, ish-portieri dhe trajneri legjendar i Vllaznisë bënte pjesë në listën me 11 të arrestuar të publikuar paraditen e sotme nga Policia e Shtetit, si pjesë e grupit “Bajri”.

Ai është emër i njohur në botën e sportit në vend së bashku me Fabiol Rexhepin dhe Asmer Bilalin.