.

Paloka, 5 pyetje për Bushatin: Sa herë u ke çuar Bajrove selam në emër të Ramës, kur je takuar?

Replika ne distance mes ministrit te Jashtem, Ditmir Bushati dhe PD-se, pasi kjo e fundit e lidhi emrin e ministrit si person i kapur ne pergjime me anetare te bandes Bajri. Pas pergjigjes se dhene nga Bushati, ka reaguar serish demokrati Edi Paloka, duke i rreshtuar nje varg pyetjesh, mes te cilave, i kerkon te pergjigjet se “Cfare date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot?”

Reagimi i Palokes 

Meqe ministri i Rames vendosi te “flase” dhe po tund flamurin e fitores kunder krimit ne Shkoder, pse nuk i pergjigjet disa pyetjeve te tjera:
– Sa here eshte takuar me Bajrot?
– Sa here i ka perdorur per te kercenuar perfaqesues dhe votues te opozites?
-Sa vota ju ka kerkuar ne zgjedhje qe ti bejne me “menyren e tyre”?
– Sa here ju ka çuar “selam” në emer te Rames?
– Cfare date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot?

Banda “Bajri”, reagon PD: A ju doli në përgjime emri i ministrit …

Pas arrestimit te 11 personave, si pjese e grupit kriminal “Bajri”, reagon per here te pare PD-ja, permes nenkryetarit te saj, deputetit Edi Paloka.

paloka per ballen

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Paloka pyet policine, nese gjate pergjimeve qe kane bere i ka dale emri i ministrit Bushati, apo e kane fshehur.

Postimi i Edi Palokes

Paska dale Drejtori i Policise, i emeruari i Agron Xhafajt, per te deklaruar suksesin e policise ne arrestimin e Bajrajve.
“Kemi 6 muaj qe i pergjojme”- thuhet ne deklarate.
Nje pyetje kam per ata qe paskan pergjuar; a ju ka dale ne ndonje pergjim Ditmir Bushati, apo dhe ate e keni fshehur si keni bere me pergjimet e tjera…?