.

OSHEE jep njoftimin: Ja zonat në Tiranë që do jenë nesër pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin  Selitës.

OSHEE bën me dije se  nga ora 04:00-06:00, do të ketë kufizime energjie në këto zona në Tiranë: pjesërisht Unaza e re, pjesërisht Fusha e Aviacionit dhe krahu i djathtë te Dogana.

Njoftimi i OSHEE:

Njoftim për abonentët e rajonit Tiranë

Për shkak të punimeve në nst Selitë, në zbarrat 20 kV nesër në datën 23 shtator, nga ora 04:00-06:00, do të ketë kufizime energjie në këto zona në Tiranë

Pjeserisht Unaza e re, pjeserisht Fusha e Aviacionit, krahu i djathte te dogana.