.

Operacion i madh kundër drogës në Greqi, arrestohen 11 shqiptarë

Sektori i luftës kundër krimi të organizuar në Athinë ka vënë në zbatim një operacion të madh prej ditës së  djeshme. Operacioni po zhvillohet në ishullin Zakynthos.

Deri tani janë arrestuar 22  persona, 11 grekë dhe 11 të huaj mes tyre shqiptarë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal te trafikut nderkombetar te droges.

Shumica e arrestimeve janë bërë në Zakyntho, por arrestime ka pasur edhe në Athine dhe Pyrgo.

Burime bëjnë të ditur se kjo organizatë ka arritur të sjellë në ishull 700 kg marijuanë. Mësohet se operacioni vijon ndërkohe që 22 të arrestuarit e deritanishëm do të çohen në prokurori në orët në vijim të mbrëmjes së sotme.