.

Greta Koçi zbulon arsyen: Ja pse u largova nga PD

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është Greta Koçi , këngëtarja e cila ka mbajtur postin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në kohën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke kujtuar këtë periudhë, Greta u shpreh: “Angazhimi im atje ka qenë shumë serioz dhe mua më ka ndihmuar shumë për të mësuar gjëra të reja dhe besoj që kam dhënë një kontribut të vlefshëm për aq kohë sa isha. Por e kam ndërprerë totalisht tashmë”.

E pyetur nëse ndërpreja ndodhi sepse Berisha dha dorëheqjen, Greta tha se nuk ishte kjo arsyeja, por ju duk i mjaftueshëm një mandat. “Jo, besoj ishte mjaftueshëm një mandat, 4 vite, ishte shumë impenjative dhe erdhi momenti që duhet të kishte një shkëputje që unë të merrja pak frymë. Sepse jam në moshën më të përkryer për ta vazhduar ende muzikën”,  tha Greta./Xing.al