.

E vetme në dasmën e Elitës dhe Gjikos, ja arsyeja pse Roberti nuk e shoqëroi Norën

Nata e djeshme ka mbledhur bashkë shumë personazhe të njohur të ekranit, të cilët festuan si të ‘çmendur’ dasmën e reperit të njohur, Gjiko dhe moderatores simpatike, Elita Rudi. Një ndër artistet e pranishme ishte dhe këngëtarja seksi, Nora Istrefi. Ajo çfarë ju bëri përshtypje të gjithëve ishte se këngëtarja ishte e vetme, pasi bashkëshorti i saj, Roberti nuk e shoqëronte. Në fakt ai ka patur një arsye të fortë, duke qenë se ishte i angazhuar me një koncert në Zvicër, për të cilin ka njoftuar në ‘Instagram’.