.

Vjen reagimi i Sindikatës së Shëndetësisë pas “furtunës” në spitalin e Shkodrës: Të lirohen mjekët, po i shtyni për…

Ish-drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës si dhe 7 mjekë dy ditë më parë u arrestuan pas një hetimi 2-mujor të Prokurorisë së Shkodrës. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke blerë ilaçe dhe medikamente mjekësore jashtë kritereve dhe kapacitetit të spitalit.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i urdhërit të i fermierëve në Shkodër Imir Hoxha dhe kreu i Sindikatës së Shëndetësisë Paolo Kaceri.

“Kërkojmë lirimin e mjekëve dhe infermierëve të arrestuar si një akt aspak i drejtë nga ana e prokurorisë dhe gjykatës. Ata nuk janë kriminelë por njerëz të cilët i kanë shërbyer spitalit dhe qytetarëve ndaj është i pakuptimtë dhe aspak normal arrestimi i tyre”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu deklaroi se kjo mënyrë presioni ndaj mjekëve dhe infermierëve është një shtysë më shumë që ata të largohen nga Shqipëria.