.

Tragjedi në Tanzani, përmbyset trageti në liqen, humbin jetën 86 persona

Përmbyset një traget në liqenin Viktoria në Tanzani dhe për pasojë kanë humbur jetën të paktën 86 persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mes ishujve Ukora dhe Bugolora, ndërsa trageti po transportonte rreth 400 pasagjerë.

Sipas autoritete vendase, numri i viktimave pritet të rritet, pas kërkimeve intensive dhe dyshohet se mund të shkojë deri në 200 persona të mbytur.

Sipas mediave, mendohet se tragjedia ka ardhur për se Dyshohet një grup i madh i udhëtarëve u përqendruan vetëm në njërën anë të tragetit , ndërsa ky i fundit po ankorohej.

Nga ana tjetër, grupet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin të gjallë vetëm rreth 100 persona dhe vijojnë kërkimet për trupa të tjerë të mbytur.