.

Shokon Robert Aliaj: Jam përdhunuar kur isha 16 vjeç

I ftuar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, Robert Aliaj ka bërë një rrëfim trondiës. Ai tha se është përdhunuar në moshën 16-vjeç.

Nano e pyeti se kur ka qenë hera e parë kur ka kryer marrëdhënie, ndërsa Roberti iu përgjigj: “Për herë të parë më kanë përdhunuar. Kam qenë në një dasmë. Një grua e madhe më tërhoqi nga dasmorët dhe më çoi te shkolla e partisë dhe aty ndodhi. Kjo ngjarje më shkatërroi”, është rrëfyer Roberti.

Sakaq, ka shtuar se është një njeri i ndjeshëm, dhe përpiqet të qendrojë i fortë vetëm për fëmijët.
“Dua ta mbaj veten për fëmijët, por unë jam shumë i dobët”, ka thënë Roberti.