.

Rama e quajti dikur “model suksesi”, kush është mjeku që la SHBA-në për Shkodrën, por u arrestua 1 ditë më parë

Mes mjekëve të arrestuar në Shkoder është edhe kardiologu Luan Dragusha. Ai u bë i njohur vitin e shkuar pasi zgjodhi të kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu shërbyer qytetarëve të Shkodrës.

Gjithashtu, kthimi nga SHBA i mjekut u postua në rrjetin social edhe nga Kryeministri Edi Rama. Ai e trajtoi këtë si një histori suksesi në sistemin shëndetësor, për shkak se Dragusha kishte lënë SHBA-në për të ardhur për të punuar si mjek kardiolog në Shkodër. Tashmë, mbi Dragushën është vendosur masa e arrestit me burg dhe ajo e pezullimit nga detyra.

“Unë, në radhë të parë, jam shkodran. Jam nga ata shkodranët e vjetër dhe gjithë të afërmit i kam në Shkodër. Pavarësisht se në spitalet private bëhet mjekësi, mendova se në Shkodër do të merrja më tepër sadisfaksion nëse do të trajtoja njerëzit e mi. Ka shumë që thonë se e duan vendin e tyre, por gjithsesi ikin. Ndoshta këtë vendim e marrin për arsye ekonomike, por unë nuk jam në atë nivel ekonomik për të ikur jashtë. Për mua ka më tepër rëndësi marrja e sadisfaksionit kur mjekoj njerëzit e qytetit tim”, tregonte Dragusha në një intervistë të pak kohëve më parë.

Tashmë do të jenë hetimet e mëtejshme, të cilat do të përcaktojnë nëse mjeku është i implikuar në shpërdorimin e dyshuar në Spitalin e Shkodrës./Panorama