.

Polici qëllohet gjatë përplasjes me armë me bandat kriminale, por iPhone i shpëton jetën

Një polic tajlandez, i cili u përfshi në një përleshje me armë, u shpëtua nga iPhone i tij, njoftoi media lokale.

”Porawet Banjong, i forcës policore në Pattaya, një qytet turistik bregdetar, 150 kilometra në jug të Bangkokut, u përfshi në një përplasje me armë me një gangster vendas, në një nga restorantet e zonës”, raportoi portali ”Khaosod”, raporton ATA.

Polici po darkonte në restorant në momentin që ndodhi një përplasje me armë mes bandash duke i rrezikuar jetën.Polici u shtri nën një tavolinë për të shpëtuar kokën nga të shtënat, por njëri plumb i kapi krahun kurse një tjetër do ta kishte prekur në kofshën e sipërme, por Iphone i shpëtoi jetën.
Polici e kishte telefonin në xhepin e pantallonave, ndaj fatmirësisht plumbi nuk e preku.

Porawet aktualisht po shërohet në një spital lokal. Ai nuk do të gjykohet, pasi policia e konsideroi ngjarjen mbrojtje personale, ndërsa kundërshtari i tij është akuzuar për vrasje e mbetur në tentativë.