.

‘Nuk rri dot në shtëpi se më kujtohet ajo’, këngëtari i njohur rrëfen dhimbjen për njeriun e shtenjtë

Kujtim Prodani, këngëtari i njohur, ende e vuan ndarjen nga jeta të nënës së tij e cila ka dy vjet që ka ndërruar jetë.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Prodani  ka rrëfyer se vazhdon që të ndiejë dhimbje dhe shkon tek mjekët pasi ka luhatje tensioni.

“I pastroj fotografitë, sendet e saj personale. Është edhe dhimbje, shtëpia më jep aromën e saj”, ka rrëfyer ai dhimbjen e tij.

“Ju që i keni nënat dhe i keni pranë tani, përkëdhelini”, u shpreh Kujtimi.