.

Në kërkim për lidhje me “Habilajt”, shtyhet gjyqi i Jaeld Çelës, zbulohet arsyeja

Mungesa e prokurorëve në seancën gjyqësore, ka bërë që gjyqi i Jaeld Çelës të shtyhet. Mosprezenca e prokurorëve në seancën gjyqësore, mbetet një tregues ende i paqartë.

Ai më parë mbante postin e ish-kreut të Policisë së Vlorës. Ish-Drejtori i Policisë së Vlorës dyshohet se ka qenë i lidhur me grupin e “Habilajve”, por ditë më parë, përkatësisht me 16 shtator kërkoi mbylljen e hetimeve ndaj tij.
Gjithashtu, për dyshime të tilla, edhe Partia Demokratike ka denoncuar faktin se ai ishte i lidhur me “Grupin e Habilajve:

Konkretisht, Deputeti i PD-së, Alibeaj është shprehur: “Eshtë faktuar të paktën prej katër muajsh se lidhja midis ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe trafikantëve të drogës, bandës së Habilajve, mbahej edhe nëpërmjet Drejtorit të Policisë së Vlorës.