.

I ngritën statujë në atdhe, por askush s’e dallon se cili është

Sulmuesi i Monaco, Radamel Falcao, është nderuar në vendlindjen e tij në Kolumbi me një statujë gjigante.  Statuja 20 metra e gjatë është vendosur në Santa Marta, në Kolumbi, atje ku ai ka lindur.

E gjitha duket diçka e ndjerë por ka një problem.  Personazhi i paraqitur në skulpturë nuk i ngjason aspak.

Statuja e bardhë paraqet Falcao me dy gishtat tregues drejt qiellit, një mënyrë si sulmuesi i feston golat e shënuar, por fatkeqësisht askush nuk mund ta dallojë se ajo statujë është për nder të 32-vjeçarit, sepse nuk i ngjason aspak atij.