.

E rëndë/ I riu hidhet me parashutë nga kati i 19-të, thyen të dyja këmbët

 

Një incident i rëndë i  ka ndodhur një burri i cili është hedhur me parashutë nga kati i 19-të i një ndërtese.

Erërat e forta bënë që parashuta me shpejtësi të madhe të bjerë në tokë, ku si pasojë John Michael nga Teksasi theu të dyja këmbët.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Bryne në Norvegji, kurse John u hodh me parashutë nga ndërtesa më e lartë e këtij qytetit.

Kulla Jaeren është afro 70 metra e lartë dhe gjendet në pjesën jugperëndimore të qytetit, kurse parashutisti nga Teksasi është dërguar me urgjencë në spital.