.

Arrestohet peshkopi, përdhunoi një murgeshë

 

Peshkopi Jalandhar Franco Mulakkal, është arrestuar sot pasdite rreth orës 17 me orën lokale në Kerala, të Indisë.

Ai është akuzuar nga një murgeshë se e ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur.

Lajmin e bën të ditur website online Hindustan Times.

Mulakkal, që dje ishte pezulluar nga funksionet e tij të Peshkopit, është i pari prift katolik i arrestuar në Indi me akuzën e abuzimeve seksuale.

Entuziazëm i madh në radhët e murgeshave si dhe të eksponentëve të tjerë besimtarë dhe jo vetëm, të cilët prej dy javësh kanë manifestuar publikisht në Kochi, duke kërkuar drejtësi.