.

Aksioni në Jalë/ Shkarkohen nga detyra 4 inspektorë të IKMT (Emrat)


Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici ka vendosur sot shkarkimin nga detyra për 4 inspektorët e degës IKMT Vlorë. Ky vendim ka ardhur pak ditë pas aksionit të IKMT në Jalë për prishjen e 9 objekteve që nuk dispononin dokumente dhe ishin në tokë shtetërore.

Inspektorët e shkarkuar janë Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani, si dhe Vilson Lalaj – Përgjegjës sektori i Degës IKMT Vlorë.

Vendimi i kryeinspektores Bici ka ardhur pas shfaqjes në media të një rregjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë.

“Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit”– ka thënë Bici, gjatë një mbledhjeje urgjente në inspektorat.