.

Shokon Kryemadhi: Në Llakatund është gjetur një trup me kokë të prerë, policia…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në “Top Channel” tregoi një rast shokues. Ajo denoncoi një rast i cili nuk është bërë publik nga ana e policisë.

Sipas Kryemadhit dje në Llakatund të Vlorës është gjetur një trup i pajetë me kokën e prerë, por policia e fsheh krimin.

“Dje në Llakatund është gjetur një trup i fshehur me kokë të prerë dhe nuk është gjetur krimineli. është zhdukur. Krimineli zhduket ndërsa policia del me deklarata që u arrestua dikush se nuk ka paguar energjinë elektrike, ose një plakë se po shiste tufa majdanoz. Politika është bërë një argatë e krimit.”, u shpreh kryetarja e LSI-së.