.

Peza: Vettingu në politikë, i pamundur. Kryemadhi e sfidon

Emisioni “Open” në Top Channel është përfshirë nga debate të ashpra mes të ftuarve në studio. Analisti Alfred Peza u shpreh se Vettingu në politikë është një gjë jo serioze, ndërsa kryetarja e LSI-së e ka sfiduar duke e pyetur nëse PS-ja është pro apo kundër.

Peza: Është një gjë e pamundur në sistem dhe jo serioze. Një gjë që asnjë s’di ta shpjegojë.

Kryemadhi: Jeni pro, apo kundër Vettingut.

Peza: Jemi pro.

Kryemadhi: Hajde votoje. Ti ke sjellë vetëm ligjin e Teatrit.

Peza: Mos i ik parlamentit. Ju shkoni ca në Vlorë e ca në Shkodër.

Kryemadhi: Kë parlament atë që voton me kartona për pronën e shqiptarëve që t’ia u japë kriminelëve.

Peza: Betejën mbaje në parlament.

Kryemadhi: Fasadë e Edi Ramës nuk bëhem unë. Edi Rama do të tërhiqet zvarrë nga opozita sepse po ta kishim një opozitë të fortë do ta kishim hequr. Opozita është më shumë se Edi Rama. Ti e di shumë mirë se si makinat e policisë shpërndanin paratë në Vorë e gjithandej.