.

Një lajm i mirë për adhuruesit e kafesë, arsyet e rëndësishme pse duhet ta konsumoni

 

Njerëzit që e duan kafenë tashmë do të kenë edhe 5 arsye të tjera më shumë për ta pirë atë. Kafeja të bën mirë për trurin, lëkurën dhe trupin, pasi është e pasur me antioksidantë, sipas një studimi të kryer në vitin 2005 nga Universiteti i Scranton, në SHBA.

Aroma e kafes ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të stresuar, sipas një kërkimi të Universitetit Kombëtar në Seul.

Dr. Ronald Postuma shprehet se kafeja mund të zvogëlojë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit. Kafja është e mirë gjithashtu edhe për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool. Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard ka dalë në përfundimin se pirja e kafesë zvogëlon prirjen për të bërë vetëvrasje.