.

Kryemadhi: Ylli Manjani u shkarkua pas deklaratës për…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ngriti dyshime në studion e “Open” me gazetaren Eni Vasili, se Ylli Manjani u shkarkua nga posti i Ministrit të Drejtësisë për shkak të deklaratës që bëri kur tha se ushtria duhet të ndërhyje për të shkatërruar kanabisin.

“Paratë që vinin nga Lazarati ndodheshin deri në Fier nga ekonomia. Policia që duan e shkatërroi Lazaratin dhe të gjithë e përkrahën. Gjithë Shqipëria u bë Lazarat. Gjithë ky kanabis, gjithë këta njerëz që e mbollën, e vaditën, prashitën, ku shkuan këto para? Te shqiptarët s’kanë vajtur se paguajnë më shumë, varfëria është rritur. I kanë marrë Rama o i kanë marrë ndërkombëtarët. Kur ministri tha të ndërhyjë ushtria u shkarkua menjëherë”, tha Kryemadhi.