.

Kryemadhi: Dy paditë që mund të çojnë në burg Edi Ramën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel tregoi se cilat janë dy paditë të cilat do e çojnë Ramën në burg. Ajo u shpreh se dy paditë mund ta çojnë Ramën deri në 7 vjet burg.

“Kemi bërë dy padi penale që mund ta çojnë Ramën në dënim deri në 7 vjet burg. Një që i bëri thirrje policëve që të bëjnë fushatë për PS dhe e dyta kaseta e Agron Xhafaj që tha se ishte e falsifikuar”, u shpreh Kryemadhi.