.

“Krimi dhe politika”/ Sejamini: Politika nga krimi kërkon më shumë vota, para dhe…

I ftuar në emisionin “Open” në “Top Channel”, drejtuesi i “Exit.al” Neritan Sejamini u shpreh se në Shqipëri krimi ka evoluar së bashku me politikën dhe se kjo e fundit kërkon më shumë vota nga krimi për të pasur më shumë para dhe prestigj.

“Politika nga krimi kërkon më shumë vota, më shumë para dhe prestigj. Krimi ka evoluar. Poltika ka më shumë nevojë për vota, të cilat nuk i merr dot vetë dhe duhet t’i blejë nëpërmjet kërcënimit. Krimi ka evoluar dhe politika në këto 30 vjet. Në fillim fare krimi ishte shteti. Krimi doli në rrugë dhe politikani mori pushtetin. Politika kërkon që disa kriminelë t’i sjellin vota. Si fillim ishte muskuli krimi, pastaj biznesmenët kriminelë dhe tani pas dekriminalizimit kemi politikën“, tha Sejamini.