.

“Krimi dhe politika”/ Alfred Peza akuza opozitës: Po nxin realitetin dhe po i dërrmon shpresat rinisë

Gazetari Alfred Peza i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në “Top Channel” hodhi akuza mbi opozitën duke thënë se qëllimi i saj është të nxijë realitetin shqiptar dhe politikën në vend.

“Opozita ka si qëllim vetëm nxirjen e realitetit nëpërmjet deklartave që kanë të bëjnë me krimin, vrasje. Thënia e të vërtetave të amplifikuara nxin imazhin dhe dërrmon shpresën e rinisë dhe i bind se me këtë klasë politike ose me opozitën që do vijë në qeveri nuk ka të ardhme”, u shpreh Alfred Peza.