.

“Dje në Vlorë u gjet një person me kokë të prerë”, reagon Policia e Shtetit: Deklarata e Kryemadhit, gënjeshtër

E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se “Dje në Llakatund të Vlorës u gjet një person me kokë të prerë dhe s’ka asnjë njoftim, u fsheh ngjarja”. Mirëpo pas kësaj Policia e Shtetit  ka reaguar menjëherë live në emision. Policia hedh poshtë akuzat e Kryemadhit. Në sqarimin e policisë thuhet se deklarata e kryetares së LSI-së është e pavërtetë, spekulative e dashakeqe.

Sqarim i Policise se Shtetit:
Deklarata e kryetares se LSI sot ne emisionin tuaj, per nje ngjarje te rende te pretenduar se ka ndodhur ne Vlore, eshte teresisht e pavertete dhe me e pakta spekulative e dashakeqese.

Me pergjegjesi, Policia e Shtetit deklaron se nuk ka evidentuar asnje ngjarje te tille. Dhe me tej, nuk ka asnje ngjarje te fshehur.