.

Çudia e FIFA-s/ Franca fitoi Botërorin, por nuk është në vendin e parë

FIFA ka bërë publike sot renditjen e re ku vihen re shumë ndryshime të çuditshme.

Edhe pse Franca është kampione e Botës, nuk gjendet në vendin e parë.

Kështu, vendin e parë në botë, aktualisht e gëzon Belgjika, megjithëse në Botëror u eliminua në gjysmëfinale duke u renditur e treta.

Franca, kampione në fuqi renditet në vendin e dytë ndërsa në vendin e tretë renditet Brazili.

Kroacia, Uruguai, Anglia, Portugalia, Zvicra, Spanja e Danimarka janë skuadrat që mbyllin 10 vendet e para.

Në vendin e 12 renditet Gjermania, ndërsa Italia ka fituar një pozicion duke u renditur e 20-ta.