.

Arion Sulo: Oligarkët më të mëdhenj janë kryeministrat, ndërsa biznesmenët…

I ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel, drejtori i informacionit në News 24, Arion Sulo u shpreh se oligarkët më të mëdhenj të vendeve të ndryshme janë kryeministrat pasi ata kanë pushtetin ekzekutiv.

“Oligarkët më të mëdhenj janë kryeministrat. Nuk ka oligarkë përveç atij që ka pushtetin ekzekutiv. Gjithë biznesmenët e tjerë kanë kontrata dhe punët e tyre janë punë për të paguar taksat”, u shpreh Arion Sulo.