.

Arion Sulo në “Open”: Politika lidhje të forta me bandat kriminale, provë mbellja e kanabisit në Lazarat

I ftuar në “Open”  me gazetaren Eni Vasili, drejtori i informacionit në News 24 Arion Sulo, tha se kemi përkeqësim të situatës politike në vend dhe lidhjeve të saj me krimin.

“Nuk kemi evolim të politikës, por përkeqësim të saj.

Deri në 2013 kriminelët u futën në parlament, në 2015 u futën në bashki. Dekriminalizimi bëri shumë, por ka shumë për të bërë.

Marr rastin e Klement Balilit apo Lul Berishën në Durrës.

Por ajo që theksoj unë dhe që ishte prova më sinjifikative ishte mbjellja e kanabisit në 2016. Shumë banda të forta që kanë qënë në shërbim të politikës. U la që të mbillej aq shumë kanabis në Lazarat dhe që paratë të ktheshin në vota për zgjedhjet e ardhshme”, tha Arion Sulo.