.

Hetimi i Deputetëve, edhe sa duhet të presim

Nëse i hedhim një vështrim historikut të zhvillimeve politike në vitet e fundit, vë re lehtësisht se përveçse akuzat e ndërsjellta mes palëve për korrupsion dhe pasuri të pajustifikuar, nuk ka asgjë më shumë. Në fund, politikanët ja kanë dalë gjithmonë të mos dënohen. I vetmi rast përbën përjashtim është Spiro Ksera, ish ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, i cili duket se u dënua me 1 vit e 8 muaj burg pasi nuk pati mbështetje politike si shumë ish kolegë të tij. Raste të tjera si Saimir Tahiri, apo Alket Hyseni deputeti i PS, jane ende në hetim.

Ndërkohë për shumicën e rasteve si akuzat e ngritura ndaj Arben Imamit, Ilir Beqjas, Ardian Fullanit, Shpëtim Gjikës, apo më herët Fatmir Mediut, Lulzim Bashës, etj, akuzat kanë rënë rrugës apo janë hedhur poshtë nga gjykata. Të njëjtin fat duket se kanë patur edhe akuzat e ngritura si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit për Artan Gaçin, Armando Prengën, Gledion Rehovicën, Aqif Rakipin, Omer Mamon dhe Mhill Fufin, që nuk u konkretizuan asnjëherë për të shkuar në gjykatë.  Në këtë rast, i vetmi që u dënua ishte ish kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, por edhe dënimi i tij u konvertua në punë për komunitetin. Ndërkohë, burimet thonë se në proces verifikimi dhe hetimi janë edhe disa emra të rëndësishëm të vendimmarrjes në vend. Burimet thonë se verifikime po kryhen për Kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, atë të Elbasanit Qazim Sejdini, ish ministrin e Transporteve Edmond Haxhinaston etj. Mbetet të shohim se cili do të jetë fati i tyre.

Emisioni Open në Top Channel