.

Edhe pse nuk ka asnjë lidhje me futbollin, ish-kryeministri i Anglisë Tony Blair do të vendoset në krye të “Premier Ligës”

Tony Blair, ish-kryeministri i Anglisë, pritet të jetë presidenti i ardhshëm i “Premier Ligës”. Lajmin e raporton “Daily Mail”.

Blair ka qenë për 10 vite kreu i ekzekutivit në Angli. Ai më parë ka bërë të ditur se mbështet klubin e Newcastle, megjithëse futbolli nuk është në pasionet e tij. Klubet angleze kanë besim te figura e tij dhe kërkojnë që të jetë ai në krye të ligës. Një emër tjetër që qarkullon është Gavin Peterson dhe Barnej Francis.