.

Humbi trenin, “ylli” i Botërorit përfundon në shtëpinë e të panjohurve duke luajtur “Play-Station”

Ylli i Francës, N’Golo Kante që shkëlqeu edhe në Botërorin e Rusisë njihet nga të githë si një futbollist i turpshëm dhe shumë i thjeshtë.

Edhe pse ka zgjedhur rrugën modeste, ai sërish ka fituar shumë popullaritet dhe e duan të gjithë. Sidomos me veprimin e fundit që ka bërë.

Mesfushori i Chelseat ka humbur trenin, pas ndeshjes që skuadra e tij ka fituar me Cardifin 4-1, por nuk e ka vrarë aspak mendjen dhe e ka marrë gjithçka me sportivitet .

Në stacionin e trenit është njohur rastësisht me disa të panjohur,  më pas është prezantuar me ta dhe ka përfunduar në shtëpinë e tyre duke luajtur “Play-Station”.

Aty N’golo Kante ka bërë edhe disa foto ku tregon edhe momentet e lumtura që ka përjetuar.