.

Braktisi futbollin, lojtari i njohur shqiptar i futet aktrimit dhe zbulon arsyen pse

Lojtari i njohur shqiptar e ka braktisur futbollin për tu marrë me aktrim. Portieri kosovar, Rexhep Berbatovci, i cili ka luajtur me Flamurtarin dhe Ulpianën në Kosovë, është shprehur i pakënaqur nga pagesa që merr si futbollist dhe për këtë arsye ka marrë vendimin e papritur për të lënë futbollin.

“Futbollin e kam pasion, por gjithmonë kam dashur që të bëhem edhe aktor. U largova nga futbolli për aktrim pasi u dëshpërova nga futbolli për shkak të pagesave kur dihet se si kanë qenë më herët në Kosovë. Si futbolli ashtu edhe aktrimi janë pjesë interesante të cilat i marr me shumë pasion.”, është shprehur ai.