.

Tirana prish “mallkimin” dhe gjen fitoren e parë në kampionat

Tirana mposhti Luftëtarin me rezultatin 3-1 në takimin e javës së katër të Kategorisë Superiore, duke siguruar kështu fitoren e parë në këtë kampionat.

Një fitore e artë për bardheblutë e Ze Marias, të cilët iu falën golave të Blazhevskit Turtullit dhe Grecës në fundin e lojës. Një autogol i Dokës vendosi për një moment baraspeshën, por bardheblutë arritën të gjenin sërish rrugën e rrjetës duke fituar takimin.

Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me 10 lojtarë, pasi Hoxhallari për Tiranën dhe Janiçiç për Luftëtarin u ndëshkuan me karton të kuq. Me fitoren e sotme kryeqytetasit kryeqytetasit fituan 1 vend duke u ngjitur në vendin e 8-të në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Luftëtari mbyll tabelën me 0 pikë në 4 ndeshje.PanoramaSport