.

Një shtatzëni në familjen mbretërore? Meghan dhe Harry bëjnë “detyrat e shtëpisë” me përpikmëri

Menjëherë pas dasmës së bujshme midis Meghan Markle dhe Princ Harry, kanë nisur aludimet për një shtatzëni të mundshme të nuses së re të familjes mbretërore.

Kanë qenë të shumta rastet kur ka patur dyshime se Meghan mund të jetë shtatzënë dhe se ky fakt ruhet sekret me fanatizëm.

Ndërkohë duket se çifti mbretëror po e shijon shumë këtë periudhë duke i kryer shumë mirë “detyrat e shtëpisë” për të sjell në jetë fëmijën e tyre të parë.Të paktën këtë ka lënë të kuptohet një burim për “HollywoodLife.“

“Harry po kalon më shumë kohë me bashkëshorten e tij. Meghan dhe Harry po shijojnë jetën seksuale në çdo moment të ditës”, – ka thënë një burim i afërt me çiftin, për HollywoodLife.

37-vjeçarja duket se është përqëndruar totalisht tek përpjekjet për t’u bekuar me një fëmijë, dhe për këtë ka shkarkuar edhe një program në celularin e saj, i cili e ndihmonë të kuptojë se cilat janë ditët më të përshtatshme për të ngelur shtatzënë.

“Meghan ka një aplikacion në telefonin e saj për ditët më të mira në të cilat mund të mbetet shtatzënë dhe gjatë atyre ditëve, edhe Harry rri më shumë me të,”-ka theksuar burimi.

Sipas informacioneve çifti nuk po lejon që presioni i thashethemeve të ndikojë në mundësinë që ata të bëhen prindër, madje Meghan e di që tashmë çdo veshje e saj do të lidhet me thashethemet për një shtatzëni të mundshme të saj./Iconstyle