.

Zgjedhjet vendore/ Opozita synon një front të gjerë? Lubonja: Duhet të synojë…

Analisti Fatos Lubonja i pyetur nëse opozita po synon një front të gjerë në prag të zgjedhjeve vendore u shpreh se opozita duhet të synojë më tepër të zhgënjyerit nga PS dhe ata që nuk votojnë.

“Opozita më shumë sesa mbledhjen afër saj të të gjithë liderëve të partive të vogla për të bërë sa më shumë vota, duhet të synojë të zhgënjyerit nga PS. Një parti është një grup interesi dhe kur një parti kërkon ta marrë tepsinë vetë, grupet e interesit ndikojnë sepse rrisin pakënaqësinë. Tërheqja e elektoratit që nuk voton duhet të jetë synim i opozitës”, tha Lubonja.