.

Projekti për Velierën, ja çfarë vendosi Apeli Administrativ

 

Ditën e sotme është mbajtur seanca e rradhës në Gjykatën Administrative të Apelit për projektin e Velierës.

Vendimi është shtyrë sërish dhe pritet që vendimi të jepet në seancën e ardhshme që është caktuar më 24 shtator.

Pezullimi i punimeve në projektin për sheshin Veliera në Durrës është bërë që në muajin shkurt të vitit 2017. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 4 milionë dollarë. Punimet tek Veliera, prej kohësh kanë hapur një debat, ku shoqëria civile ka protestuar në lidhje me ndërtimin në një zonë ku janë zbuluar rrënojat e shekullit të 17.