.

Plas ironia në rrjet: Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda prej nesh stadiumi “Qemal Stafa”, ceremonia e vajtimit…

Vendimi për të prishur stadiumin “Qemal Stafa” dhe për të ndërtuar “Arenën Kombëtare” u mor mes shumë polemikash dhe akuzash. Në këtë çështje fjala e fundit u tha nga politika që e përdori këtë çështje për qëllime vetjake.

Ndërkohë teksa punimet e stadiumit të ri, janë duke shkuar me ritme të shpejta drejt fundit, një ironi qytetare ka plasur ditën e sotme, ndoshta nga tifozë të futbollit. Një gjest tepër ironizues nga “Publiku Qytetar”.

Ata kanë vendosur sot në Tiranë, një “Lajmërim” ku thuhet: “Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda prej nesh Stadiumi Qemal Stafa, 71 vjeç. Ceremonia e vajtimit mbahet ditën e Enjte 20.09.2018 te Kuvendi i Shqipërisë, Rruga “George W. Bush”.