.

Pas takimit të lamtumirës me Donald Lu, Basha jep mesazhin e rëndësishëm për SHBA

Në prag të largimit të tij nga vendi ynë, ish-ambasadori amerikan në Tiranë ka shkuar në selinë e PD për të takuar kreun e PD, Lulzim Basha.

Donald Lu, teksa ka qenë mbremë në studion e emisionit të Sokol Ballës ka vlerësuar propozimin e opozitës për vetingun e politikanëve, duke e quajtur atë interesant.

“Mendoj se ka edhe një tjetër formë vetingu që kemi në demokraci. Ju votoni çdo dy vjet, unë votoj çdo dy vjet si amerikan dhe u kërkojmë llogari zyrtarëve tanë të zgjedhur. Ky është një formë vetingu. Opozita ka vënë në tavolinë një propozim që e konsideroj interesant. Në Amerikë kemi shprehjen, “djalli qëndron tek hollësitë,” dhe po studiojmë hollësitë e propozimit të tyre tani dhe Kryeministri juaj Edi Rama ka thënë tashmë se ai dhe Partia Socialiste janë gati tani të fillojnë negociatat mbi bazën e propozimit të tyre. Le të shohim se çfarë janë në gjendje të arrijnë ato negociata”- tha ai, pyetur per nismën e Bashës.

“Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar,” ka shkrur ai në Twitter.