.

Morena Taraku uron nënën e saj të ndjerë me një foto të veçantë

Këngëtarja dhe modelja, Morena Taraku e ka humbur shumë e re nënën e saj.

Në disa intervista Taraku ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën, dhe se humbja e saj për të do të mbetet momenti më i keq i jetës.

Në ditën e lindjes së saj, ajo e ka kujtuar të ëmën me një fotografi ku ka bashkuar veten e saj në një anë dhe nënën në tjetrën nënën.

“Urime ditëlindjen gjysma ime #Nënë”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.