.

Kapet me drogë dhe 16.000 euro, në pranga 29 vjeçari

 

 Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar me iniciale S.D., pasi në makinën që përdorte dhe banesën ku jetonte janë gjetur drogë dhe para.

Mediet italiane raportojnë se në një kohë të gjatë, ishin vërejtur lëvizje të shumta dhe të çuditshme të të rinjve drejt shtëpisë së tij. Dhe kështu, natën e së mërkurës, policia vendosi të kryejë një kontroll.

Në makinë e banesën e tij u gjetën e sekuestruan dhjetëra doza kokainë dhe euro, që dyshohet se janë fituar nga shitja e drogës.

Pas kontrolleve në makinën e shtëpinë e tij, policia gjeti 106 doza kokainë për një total prej rreth 200 gram, si dhe 15,880 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme. Gjithashtu u gjetën edhe materiale paketimi të drogës.