.

Era Istrefi tregon arsyen pse u largua nga Instagrami: Offline është…

Këngëtarja Era Istrefi i ka lënë pak mënjanë rrjetet sociale.

Pak kohë më parë ajo iu nënshtrua dhe një operacioni, ku hoqi apandesitin lajm të cilin e dha vetë në rrjetet sociale.

Era ka shpjeguar arsyen e distancimit të saj nga Instagrami dhe duket se ka një arsye mjaft të fortë. Gjatë një interviste të cilën e ka ndarë me ndjekësit, ajo shprehet se është munduar të fokusohet në gjërat që e bëjnë të lumtur dhe të ndihet njerëzore.

“Arsyeja pse nuk po postoj shumë së fundmi. Mbështetem plotësisht në këtë intervistë që është bërë një vit më parë. Offline është luksi i ri. Mora kohën time që të shërohesha pas ndërhyrjes dhe të fokusohesha në atë që më bën të lumtur dhe çfarë më bën të ndihem një qenie njerëzore”- shkruan në anglisht Era.

https://www.instagram.com/p/BnrdzHAD9fA/?utm_source=ig_embed